Çampionsi, Shkupi sot luan transfertën ndaj Linkolnit në Gjibraltar

Skuadra e Shkupit sot në Gjibraltar do ta luajë ndeshjen e kthimit ndaj Linkolnit në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Ekipi nga kryeqyteti do ta nis ndeshjen me avantazh prej tre golave, pasi në ndeshjen e luajtur para një jave në Shkup, triumfoi me shifra 3:0 ndaj Linkolnit dhe ndodhet me një këmbë në fazën tjetër. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit i pret një ndeshje jo edhe aq e lehtë sa në Shkup, pasi do të përballen me kushte tjera klimatike dhe ndeshja do të luhet në fushë me bar artificial. Takimi Linkolni – Shkupi luhet sot në “Viktoria Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close