Arian Ramadani dhe Seit Rufati nga Shkëndija pranohen në Akademinë e FFM-së U-13 

Arian Ramadani dhe Seid Rufati lojtar të Shkëndijës së Tetovës, gjenerata 2009 pranohen në akademinë e futbollit të Maqedonisë – FFM gjenerata 2013.

Talentë të shumtë të Shkëndijës në grupmosha të ndryshme po bëhen lojtarët bazë jo vetëm të klubit të tyre por edhe në Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.

Në vijë të kësaj së fundmi janë edhe dy nga lojtarët e Shkëndijës U 13 që janë pranuar nga akademia e fudbollit të Maqedonisë pas dy filterëve të kaluar me suksese me dy ndeshje provuese në fushat e blerta të federatës.

Janë këta Arian Ramadani dhe Seit Rufati që do të jenë pjesë e akademisë të Maqedonisë së Veriut në dy vitet e ardhëshme.

/Tv KOHA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close