Bunjamin Shabani: Na vjen keq për disfatën, në ndeshjen e kthimit do të bëjmë edhe më mirë!

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, pa dyshim ishte një ndër futbollistët më të dalluar të takimit kundër Sllovan Bratisllava, ndaj së cilës skuadër në fund kampionët e vendit pësuan disfatë 4:2.

Kjo disfatë në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve në transfertë kundër kampionëve sllovak të Sllovan Bratisllava, ndoshta nuk ishte pasqyra më e mirë e Strugës, nga gjithë ajo që ndodhi në fushën e blertë, aty ku në disa momente Struga Trim Lum ishte madje edhe kundërshtarë më i mirë.

Megjithatë disa pakujdesi në mbrojtje, bënë që në fund skuadra shqiptare të pësoj disfatë, mirëpo kapiteni Shabani është i bindur se në Ohër, ekipit i Strugës do të ketë paraqitje edhe më të mirë.

“Na vjen keq për këtë disfatë, pasi vërtetë treguam një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe e kthyem rezultatin, dhe kur menduam se do të arrijmë një barazim, ndoshta edhe siç theksoi edhe trajneri, disa momente pakujdesie i pranuam dy gola. Megjithatë mendoj se nga kjo kemi mësuar shumë dhe besoj se në ndeshjen e kthimit do të bëjmë edhe më mirë” – u shpreh kapiteni Bunjamin Shabani, i cili sonte zhvilloi ndeshjen e tij të 11-të me fanellën e Struga Trim Lum në kuadër të ndeshjeve europiane dhe të tretën vetëm në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close