Regjistrohet lojtari i parë me koronavirus në Bundesligë

Covid-19 është virusi që ka paralizuar botën e sportit, duke pezulluar të gjitha pesë kampionatet më të forta të futbollit evropian, si dhe duke suspenduar kompeticionet e UEFA.

Kampionati i radhës që pëson direkt nga ky virus është Bundesliga, ku tashmë është regjistraur lojtari i parë i prekur.

Është anëtari i SC Paderborn, Luca Kilian, ai  që ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Paderborn, gjatë kësaj mbrëmje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close