Bujar Hajdari rikthehet në elitë, firmos me Voska Sport 

Bujar Hajdari rikthehet në futbollin elitar në vendin tonë, pasi zyrtarisht ka firmosur me Voska Sportin. 

Me sulmuesin koruplent nga Shkupi, drejtuesit e Voska Sport kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti te skuadra shqiptare nga Ohri vjen si futbollistë i lirë, pasi i njëjti prishi kontratën para disa javëve me Vllazninë. 

Kujtojmë, Hajdari është prodhim i shkollës së futbollit të Rabotniçkit, me të cilën skuadër edhe kishte debutuar në Ligën e Parë, ndërsa më pas veshi edhe fanellën e Skopjes, me të cilën skuadër edicionin e kaluar në Ligën e Parë, luajti në 27 ndeshje, duke realizuar 6 gola.

Për shërbimet e Hajdarit interes kishte shfaqur edhe skuadra e Malishevës nga Superliga e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close