Bucks shpallen kampion të Konferencës Lindore, kualifikohen në finalen e madhe të NBA

Skuadra e Milvokit është kualifikuar në finalen e madhe të edicionit të sivjetshëm në NBA, pasi fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Atlantas me shifra 118:107, duke e mbyllur kështu serinë e ndeshjeve në konferencën e Lindjes me shifra 4:2. Më të dalluarit në fitoren e Milvokit ishin Midëllton me 32 pikë dhe 7 asiste dhe Holdej që realizoi 27 pikë tjera. Te Atlanta bëri diferencën Reds me 21 pikë dhe 3 asiste, përderisa Bogdanoviq kontriboi me 20 pikë. Për Milvokin ky kualifikim është historik, pasi rikthehen të luajnë në finalen e madhe të NBA-së, pas 47 viteve. Milvoki në finalen do të përballet me Feniksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close