Bruno Dita: Shkojmë për fitore, do të jetë vështirë pavarësisht se Skopje është e parafundit!

Pavarësisht pozitës së rivalit, Shkëndija sot me vlerësim maksimal shkojnë drejt Shkupit ku do të përballen me Skopjen në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

….dueli me Skopjen….

Bruno Dita: “Nuk do ta marrim lehtë, ashtu si çdo ndeshje tjetër. Do të shkojmë atje për tre pikët dhe të kthemi me fitore në Tetovë. Normalisht, është një ndeshje e vështirë pavarësisht se Skopje është e parafundit në tabelë, por që çdo ekip na hap probleme nëse nuk e marrim fortë.”

….terreni i vështirë….

Bruno Dita: “Terrenet në Maqedoni të gjitha janë thuajse aty aty, në gjendje jo të mirë do thoja. Edhe kjo e Skopjes përveç cilësisë së fushës edhe dimensionet i ka më të vogla dhe mendoj se do të jetë problem për ne. Por në qoftë se futemi 100% të fokusuar për fitoren do të arrijmë objektivin.”

….seria pozitive….

Bruno Dita: “Motivimi patjetër që është sepse i afrohemi luftës për titull akoma më shumë. Do thoja se Shkëndija është mësuar me presionet e kreut dhe si gjithmonë do të shkojmë për tre pikët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close