Skopje – Shkëndija, sot luhet ndeshja e fundit e xhiros 24-t

Skopje – Shkëndija është dueli i vetëm dhe i fundit i xhiros së 24-t që zhvillohet ditën e sotme.

Kuqezinjtë gjatë javës kanë punuar që të eliminojnë gabimet në lojë, derisa sfidat me Rabotniçkin (3:1) dhe Akademia Pandevin (2:1) duhet të jenë motiv për tjetër sukses të tetovarëve.

Skopje pas 23-të xhirove mban vendin e parafundit (10-të) në renditje me vetëm 14 pikë të tubuara (2 fitore, 8 barazime, 11 disfata). Gjysmësezonin pranveror ekipi nga Autokomanda e Shkupit e ka nisur me 2 barazime pa gola si mysafir me Bregallnicën dhe në fushë të vet me Tikveshin. Pasoi humbje 4:0 në fushë të Rabotniçkit, barazuan 1:1 si vendas me Makedonija Gj.P., derisa fundjavën e fundit u mundën 3:1 nga Sileksi në Kratovë. Në 5 xhiro kanë 3 barazime dhe dy humbje, vetëm dy gola të shënuar, por ajo që bie në sy është se nuk janë mundur në ndeshjet si vendas.

Gjatë kësaj kampanje Shkëndija dhe Skopje janë përballur 3 herë. Në kampionat si “vendas” në Strugë në fillim të sezonit ku luanin shkaku i pezullimit të terrenit dhe fituan 2:0, derisa në Autokomandë ju mjaftoi goli i vetëm i Dorievit për fitore 1:0 dhe koleksionim të tre pikëve. Ndërkohë në kuadër të Kupës kuqezinjtë në Tetovë regjistruan fitoren më bindëse në këtë kampanjë, duke mundur Skopjen me shifrat 5:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close