Bruno Dita: Shkëndija klubi më i madh në shiptari 

Pas 4 viteve të plota qëndrim në Tetovë, mesfushori nga Tirana ka ndarë rrugët me Shkëndijën. Bruno Dita në rrjetet sociale ka postuar një status lamtumire me plotë mirënjohje e falenderime, derisa e quan Shkëndijën klubin më të madh në shqiptari. 

Postimi i plotë i Bruno Ditës: 

“Faleminderit nga zemra për gjithçka KF Shkëndija

Falenderim të veçantë për gjithësecilin në klub. Për kryesitë këto vite, punëtorët, stafin medicinal, trajnerët, tifozët e zjarrtë “Ballistët” dhe shokët e ekipit. 

Faleminderit për respektin qytetar të Tetovës. 

Krenar që i shërbeva dhe mbajta veshur fanellën e klubit më të madh në shqiptari për 4 vite. 

Once red and black, always red and black (Një herë kuqezi, gjithmonë kuqezi).”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close