Shkëndija e Tetovës sot do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin në transfertë në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor.

Në këtë ndeshje për herë të parë zyrtarisht do të luaj përforcimi i kësaj vere te kuqezinjtë, Bruno Dita. Gjithashtu trajneri i tetovarëve, Ernest Gjoka në dispozicion ka të gjithë lojtarët tjerë. Ndeshja Makedonija GJP-Shkëndija nis sot nga ora 17:00./Sportmania/

