Broja realizon golin e dytë personal në Ligën Premierë, i jep një pikë skuadrës së tij (VIDEO)

Pasi shënoi golin vendimtar javën e kaluar në fitoren 1-0 ndaj Leeds, Armando Broja ka realizuar tani përsëri gol për Southamptonin.

Goli i sotëm i Brojës ishte i dyti personal i tij në ligën Premierë, megjithëse nuk i solli skuadrës së tij tri pikë të plota, pasi mysafirët barazuan 7 minuta më vonë pas golit të Brojës.

Broja realizoi gol në minutën e 50-të nga një asist i Ibrahima Diallos, për t’i dhënë epërsinë 2-1 skuadrës së tij, megjithatë mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 57-të nga Maxwel Cornet.

Southampton me këtë barazim renditet në pozitën e 15-të në tabelë, me tetë pikë të mbledhura pas nëntë xhirove të para.

Kujtojmë që Broja është i huazuar për sezonin 2021-22 te Southampton nga skuadra e Chelseas, gjersa ka pasur spekulime se skuadra londineze e dëshiron rikthimin e tij në janar, pas mungesave në fazën sulmuese të klubit. /Lajmi.net 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close