Braithwaite iu bashkua skuadrës së Barcelonës pas merkatos së janarit, me leje të veçantë të La Liga, pasi skaudra pati një numër të madh lëndimesh.

Norvegjezi u pa si transferimi më befasues. Ai shprehet se dëshiron që golin më të bukur në karrierë ta shënojë pikërisht me fanellën e Barcës.
“Shpresoj që goli im më i bukur në karrierë të jetë me fanellën e Barcelonës” ka thënë Braithwaite, i pyetur për golin më të mirë në karrierë.
Braithwaite akoma nuk ka fituar pozitën e titullarit te Barcelona, edhe pse ka pasur disa minuta në dispozicion.

