Skuadrat janë duke pësuar humbje të mëdha si pasojë e suspendimit të kampionatëve, suspendim që erdhi si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, Barcelona duket se ka vendosur që t’iu ulë pagat lojtarëve të saj.
‘Sport’ shkruan se bordi i drejtorëve dhe lojtarët e Barcelonës kanë arritur marrëveshje për reduktim në paga.
Masat e kërkuara janë plotësisht të kuptueshme për lojtarët dhe ata konsiderojnë se një veprim i tij është esencial në këtë kohë krize globale.
Akoma nuk ka ndonjë shifër se për sa për qind do të zbriten pagat e lojtarëve të Barcelonës.

