Të gjithë ata që duan të sigurojnë VIP biletë për ndeshjen Shkëndija-Shelbourne (Irlandë), e vlefshme për xhiron e dytë të UEFA Conference League, tashmë mund ta bëjnë përmes rrjetit Mk Tickets. Biletat VIP shiten me çmim prej 2 000 denarëve.

Ndryshe edhe biletat për sektorët tjerë janë në treg nga dita e premte, online përmes rrjetit MK Tickets.
Shitja fizike e biletave bëhet në:
• Monaco Tobacco, Tetovë
• Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (23.10.2025)
Për shkak të specifikave të biletave (materialit dhe dizajnit të letrës), sipas kërkesave dhe standardeve të UEFA-s për ndeshjet e fazës kryesore të garave evropiane, biletat nuk do të jenë në shitje në asnjë pikë tjetër fizike (siç ndodhte në ndeshjet paraprake), përveç Monaco Tobacco dhe biletarisë së stadiumit (kjo e fundit vetëm ditën e ndeshjes).
Klubi tetovar është përpjekur të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.
Çmimet e biletave:
Tribuna Jug:
• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)
• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)
• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)
Tribuna Veri:
• 2000 denarë (VIP – blloku 22)

