Beshiktashi rikthen trajnerin që çoi Turqinë në vendin e tretë në Botërorin 2002

Senol Gunes, “arkitekti” i vendit të tretë të Turqisë në Kupën e Botës 2002, u emërua trajner i Beshiktashit sot për të zëvendësuar francezin Valerien Ismaël.

“Mirë se erdhe sërish në shtëpi, Senol Günes”, -shkruan klubi i Besiktas në “Twitter”.

Trajneri 70-vjeçar ka fituar tashmë dy kampionate me ekipin e Stambollit gjatë periudhës të tij të parë në krye të këtij klubi (2015-2019). Kontrata e tij e re është e vlefshme deri në fund të sezonit 2023-2024, bëri me dije Besiktas në një deklaratë.

Senol Gunes do të jetë në krye të “ringjalljes” së ekipit, i 5-ti në renditjen e Superligës Turke pas 11 ndeshjesh.

Pavarësisht një fillimi të mirë të sezonit, “Shqiponjat e Zeza” kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Besiktas njoftoi të mërkurën se kishin “rënë dakord reciprokisht” për ndërprerje të kontratës së francezit Valerien Ismaël, shtatë muaj pas marrjes së detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close