Manchester United fitoi Leeds Unitedin me rezultat të thellë 6:2. “Djajtë e Kuq” fituan me rezultat bindës duke u ngritur në pozitën e tretë në tabelë.

Pas ndeshjes, Solskjaer lavdëroi lojtarët, por tha se kanë mundur të shënojnë 12 gola.
“Ishte fantastike nga minuta e parë. Kishim plan të ishim pas tyre. Gjetëm mënyrën të vazhdojmë, vetëm imagjinoni nëse janë 75 mijë njerëz do shkonte në histori një ndër përformancat më të mira ndaj Leeds”.
“Mund të ishte 12-4. Ishte kësi lloj ndeshje. E shijova”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Unitedin është kundër Evertonit pas tri ditëve në kuadër të Kupës së Anglisë.

