Deri më tani pesë lojtarë janë prekur nga koronavirusi te skuadra e Sampdorias, me Gabbiadini që ishte i pari i konfirmuar.

Sot, Sampdoria kanë njoftuar se pas konfirmimit të pesë rasteve, nuk do të japin më të reja lidhur me situatën e skuadrës në luftë kundër koronavirusit, transmeton lajmi.net.
I gjithë ky njoftim ka ardhur me arsyetimin se nuk duan që të përhapin panik në publik, duke shtyrë të mendohet se në skuadër ka edhe raste të tjera të konfirmuara me Covid-19.
“Lajmi i vetëm i rëndësishëm është se djemtë janë të gjithë mirë dhe janë në shtëpitë e tyre në Genoa. Në këto momente të komplikuara për vendin tonë dhe me respektin për ata që po punojnë në vijën e parë, është detyra jonë të mos përhapim më shumë shqetësime apo alarm publik për situatën që është nën kontroll” thuhet në njoftimin e Sampdoria, transmeton lajmi.net.
“Ftojmë mediet që të respektojnë vendimin tonë” thuhet tutje.
Përveç Sampdorias, raste me lojtarë të prekur ka edhe te Fiorentina e Juventus. /Lajmi.net/

