Befasohet Man Utd në Old Trafford, mposhtet nga Sheffield United

Manchester United është befasuar gjatë natës së sotme duke humbur 1-2 ndaj Sheffield United. Përkundër faktit që Sheffield United kishin vetëm një fitore përpara kësaj ndeshje, ata kanë arritur që ta mposhtin njërin nga kundërshtarët kryesor për titull.

Kean Bryan ishte i pari të shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 23-të.

Rezultatin e barazoi Harry Maguire pas një goditje me kokë dhe një asistim nga Alex Tellex në pjesën e dytë 64’.

Oliver Burke në minutën e 74-të gjeti mbrojtjen e United të pakonsiliduar dhe arriti që t’i jap epërsinë Sheffieldit për herën e dytë.

Pas kësaj ndeshje, Djajtë e Kuq janë në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Sheffield në vendin e fundit me tetë pikë.

https://twitter.com/SheffieldUnited/status/1354549312458547201?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1354549312458547201%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close