Bayer Munich nuk e ka në plan të dorëzohet për Harry Kane.

“Bavarezët” kanë qënë të lidhur prej disa kohës për transferimin e sulmusin anglez, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Tottenhami.
“Spurs” pak ditë më parë ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Bayern, por duket se skuadra gjermane nuk e ka në plan të dorëzohet dhe po përgatitet për një ofertë të re.
Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Bayern-it po përgatisin ofertën e re për londinezët, e cila do të jetë 100 milionë euro.
T Bayerni janë të bindur se, 100 milionë euro janë të mjaftueshme për të bindur presidentin e Tottenham, ndërsa kushtet financiare për lojtarin janë pothuajse të përfunduara dhe Kane është informuar për gjithçka.

