Bayerni interesohet për portierin e Barcelonës

Marc Andre Ter Stegen ka përfunduar në listën e dëshirave të kampionëve të Bundesliga, Bayern Munich.

‘Sport’ shkruan se bavarezët janë gati që të bëjnë lëvizje drejt Ter Stegen.

Me ngecjen e negociatave mes Bayern dhe Manuel Neuer, portieri i Barcelonës është futur në kalkulimet e bavarezëve.

Neuer, 33 vjeçar, besohet se është duke shtyrë për një kontratë afatgjate me Byaern, por skuadra nuk po i ofron ato që ai krëkon.

Ter Stegen në anën tjetër akoma nuk ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën, duke lënë të hapur çdo mundësi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close