Shkupi eliminoi Llapin nga Liga e Konferencës, falë fitores në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet me rezultat 2:0, ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll me barazim 1:1.

Trajneri i Llapi Tahir Batatina u shpreh shumë i nervozuar pas ndeshjes së sotme.
“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës”, tha fillimisht Batatina në RTK.
“Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen.”
“I takova disa persona të FFK, sot pashë referë më të dobët se referët tonë – nuk do të ankohem më tek referët e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po te ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri i dha kahje tjetër lojës”, përfundoi ai. /Lajmi.net/

