Barca ka akoma besim te Dembele

E ardhmja e yllit francez te Barcelona është në pikëpyetje. Ka raportime që thonë se Barca i ka caktuar çmimin lojtarit, por ka edhe prej atyre që thonë se skuadra ka besim te francezi.

‘Diario Sport’ shkruan se Barcelona do të mbajë Dembelen në skuadër edhe pas fundit të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Dembele ka dështuar të tregojë formën më të lartë të mundshme me katalanët, duke mos justifikuar asnjëherë 150 milionë eurot e paguara për të.

Duke pasur parasysh këtë situatë, lojtari lidhet ngushtë me një largim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Gjithsesi, Barca janë gati t’i japin Dembele edhe një tjetër shans ta dëshmojë veten edhe një herë, kur të kthehet nga lëndimi që pësoi më herët gjatë sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close