Barca ‘dridh’ tregun e transferimeve, sjellë në ‘Camp Nou’ Neymarin dhe Lautaron

Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as Barcelona, që ka arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave.

Në këtë kontekst, megjithatë, Barcelona ka ende besim se do të jetë në gjendje të shkojë pas objektivave të saj kryesore për të forcuar skuadrën.

Neymar dhe Lautaro Martinez janë synimet kryesore të Barcelonës, raporton MD, përcjell lajmi.net.

Klubi dëshiron nënshkrimin e tyre, duke ditur se edhe vetë lojtarët nuk kanë fshehur dëshirën për të veshur fanellën e Barcelonës.

Neymar konsiderohet ende futbollist vendimtar, dhe mund të ndihmojë Barcën të rikthejë ditët e lavdishme.

Në anën tjetër, Lautaro shihet si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez, që ndoshta po kalon ditët e fundit te Barcelona./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close