La Gazzetta dello Sport raporton se kampionët e La Ligas do t’i ofrojnë Lazios deri në 40 milionë euro për Luiz Felipen, përcjell lajmi.net.

Barcelona në verën e vitit 2020, si synimet kryesore do të ketë përforcimin e mbrojtjes, pas problemeve të shumta që janë shfaq në këtë repart gjatë këtij sezoni.
Në anën tjetër, Lazio ka filluar bisedimet me Felipen, për të rinovuar kontratën e tij, por Barcelona po shpreson të tërheq atë në ‘Camp Nou’.
Luiz Felipe në 54 paraqitje për Lazion ka shënuar dy gola. Ai gjithashtu është paraqitur edhe dy herë për Kombëtaren e Brazilit U23./Lajmi.net/

