“Ballistët” mobilizohen sonte në Tetovë, para udhëtimit të nesërm në Shkup për ndeshjen e Championsit 

Skuadra e Shkëndijës nesër luan ndaj TNS në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League.

Ndeshja e parë në Uells përfundoi pa gola, duke lënë kampionen e Maqedonisë së Veriut me shpresa për kualifikimin tutje.

E nesër, Shkëndija pritet të ketë përkrahje të madhe në Shkup.

Ballistët, tifogrupi i Shkëndijës kanë paralajmëruar mbledhje sonte në Tetovë para udhëtimit të nesërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close