Bagnaia dominon në garën sprint në pistën e Motegi dhe ngushton diferencën me Martin

Pilot italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën japoneze të Motegi.

 Kampioni i botës e dominoi garën dhe arriti një sukses të merituar.

 Kjo është fitorja e shtatë sezonale e Bagnaia në garat sprint, duke mbajtur hapur garën për titull ndaj spanjollit Jorge Martin.

Ky i fundit, kryesues i botërorit, sot u klasifikua në vendin e katërt. Në podium u ngjitën sot edhe piloti tjetër italian Enea Bastianini me motorin Ducati (i dyti), ndërsa në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Marc Marquez me Ducati Gresini.

Pra, një tjetër pistë ku dominon motori Ducati. Ndërkohë, paraditen e së dielës, po në pistën e Motegi, do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP. Jorge Martin, pas garës së sotme, ka 15 pikë avantazh ndaj Bagnaia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close