Aurier do t’i bashkohet skuadrës spanjolle, Villarreal, derisa edhe trajneri Unai Emery konfirmoi në konferencë për shtyp për përforcimin, transmeton lajmi.net.

Emery ka besim te lojtari që nga koha kur bashkëpunuan te PSG, derisa konfirmoi se mund të kompletohet si transferim.
“Është opsion që konsiderohet nga klubi edhe pse për momentin nuk mund të thuhet asgjë”, deklaroi ai,
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se nesër Aurier do nënshkruajë me Villarrealin./Lajmi.net/

