Atletiko nuk arrin fitoren ndaj Bayernit, Muller prish matematikat e Simeones

Atletico Madrid dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ‘Wanda Metropolitano’, në kuadër të xhiros së pestë të grupit A, në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Diego Simeone pati një pjesë të parë të mirë, dhe përmes Joao Felix në minutën e 26’, kaluan në epërsi 1:0, shkruan lajmi.net.

Bayern Munich golin e barazimit e arriti në minutën e 86’, me Thomas Muller që shënoi nga penalltia.

Bayern tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico këtë mund ta bëjë edhe me një barazim në udhëtim te Salzburg, në ndeshjen e xhiros së fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close