“Asnjë cent më pak”/ Urdhër i prerë i PSG-së, sa miliona kushton Mbappe

Telenovela Kylian Mbappe drejt përfundimit. Sulmuesi është nxjerrë në shitje nga klubi francez, teksa kërkohet prej kohësh nga Reali i Madridit. Marca raporton se drejtuesit e PSG-së kanë vendosur çmimin që duhet paguar për Mbappe: 250 mln euro.

Lajmi është konfirmuar edhe nga nëna e 24-vjeçarit, Faiza Lamary. Nuk dihet nëse Reali është i gatshëm të paguajë një shifër të tillë apo do duhet të presë qershorin e vitit të ardhshëm për ta siguruar falas.

Mbappe, i cili ka prishur çdo raport me kampionët e Francës, ka deklaruar se është i gatshëm të qëndrojë një vit në stol te PSG. Për të firmosur verën e ardhshme me “Los Blancos” si lojtar i lirë.

Goleadori është lënë jashtë ekipit për turneun e miqësoreve në Japoni si një presion për rinovimin e kontratës. Diçka që vështirë të ndodhë, pasi lojtari e ka ndarë mendjen për të mos firmosur kontratë të re me PSG-në.

Nëse shitet 250 mln euro, Mbappe do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Duke thyer rekordin 222 milionësh të shokut të tij të ekipit, brazilianit Neymar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close