Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë në kategorinë e dytë të futbollit në Maqedoni.
Debutuesi në këtë kategori Arsimi nga Çegrani, ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Kozhuf-it, duke marrë tre pikëshin e parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Arsimi avansoi në pjesën e parë me super golin e Argjend Gafurit, ndërsa golit të barazimit të vendasve në minutën e tretë të kohës shtesë i jep çvlerësim Erion Shuku me realizimin e vlefshëm tre pikë për Arsimin.
Fitoren e dytë arriti edhe Gostivari, i cili festoi me 1:0 në shtëpi ndaj Kamenicës SASA. Shënues i golit të fitores është Ramadani në minutën e 83-të.
Voska Sport triumfoi 3:0 ndaj Pehçevës. Pelisteri barazoi pa gola në shtëpi 0:0 ndaj Besës.
Java e dytë
Vardari – Ohrid 2:0
Pelisteri – Besa 0:0
Gostivari – Kamenica Sasa 1:0
Teteks– Detonite Plaçkovica
Bellasica – Boreci 5:0
Kozhuf – Arsimi 1:2
Slloga Vinica – Karaorman 0:0
Voska Sport – Pehçevo 3:0

