Ndeshja e 14 tetorit 2014 në mes të Serbisë dhe Shqipërisë dha një nga spektaklët më të bukura që ka njohur futbolli.

Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit fluturoi mbi stadiumin e Beogradit për disa minuta.
Një gjë e tillë ndodhi edhe sot në ndeshjen në mes të Armenisë dhe Kroacisë.
Droni i cili mbante flamurin e Republikës së Arsakhut fluturoi mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja kualifikuese.
Artsakh, zyrtarisht Republika e Artsakhut ose Republika e Nagorno-Karabakut është një shtet i shkëputur në Kaukazin e Jugut, territori i të cilit njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Rajoni i Nagorno-Karabakut i populluar me shumicë armene u pretendua nga Azerbajxhani dhe Armenia kur të dy vendet u bënë të pavarura në 1918 pas rënies së Perandorisë Ruse.
Në prag të rënies së Bashkimit Sovjetik në fund të viteve 1980, rajoni u rishfaq si një burim mosmarrëveshjesh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, mosmarrëveshje këto që ende krijojnë trazira dhe probleme në mes të dy vendeve.

