Armando Broja largohet nga Chelsea, por mbetet në Premier League

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja mbetet e pavendosur. Çelsi dëshiron ta shesë me çdo kusht, teksa Fulhami e cila për momentin ka në huazim sulmuesin kuqezi nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij.

Megjithatë sipas asaj që raporton eksperti i njohur i merkatos Fabrizio Romano, klubi i Wolverhampton Ëanderers FC do të hyjë në garë për shërbimet e Brojës në merkaton e verës.

🗣️ “Është e sigurt që Wolves do të kërkojë një sulmues. Është diçka që u nevojitet dhe që duan ta bëjnë të mundur. Ne të gjithë e dimë se sa të përkushtuar janë në këtë aspekt.

Për shembull, Armando Broja është lojtar që ata dëshronin të sillnin në klub në ditët e fundit të merkatos së transferimeve të janarit, por Fulham u tregua më i shpejtë dhe me një mundësi të ndryshme për të pranuar kushtet e Çelsit për një marrëveshje huazimi, Kjo është arsyeja pse marrëveshja nuk u arrit me Wolves”, tha Romano. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close