Ardian Nuhiu: Ky ishte maksimumi jonë, në janar duhet të freskohemi me futbollist të rinj

Shkëndija humbi derbin në Çair përballë Shkupit në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. 

Pas derbit, Ardian Nuhiu ka komentuar rrjedhën e lojës dhe ka paralajmëruar prurje të reja në merkaton e dimrit. 

“Mendoj që djemt dhanë maksimumin, sot ky ishte maksimumi jonë. Vendosën aftësitë individuale të një futbollisti. Djemt luftuan me të gjitha forcat që kishin. Nuk diskutohen mungesat që kishim sot, e dijmë që janë të rëndësishëm për skuadrën tonë, por u munduam me të gjitha forcat që kishim dhe futbollistët e rinj ti aktivizojmë që të marrim barazimin, megjithatë nuk arritëm”.  

“Personalisht mendoj se kemi bërë gjithçka si staf. Jemi munduar me të gjitha forcat që kemi ti shfrytëzojmë, kemi rrezikuar aq shumë, madje edhe kundërshtarit i dhanë hapësirë më tepër në pjesën e dytë, ku na rrezikuan me kundërsulme. Tentuam me gjithçka që të pakten mos mposhtemi, por nuk ja arritëm. Mendoj që nuk ka vend për dëshprim, kampionati është i gjatë, duhet sa më shpejt ta harrojmë këtë ndeshje, sepse të dielen na pret takimi i radhës. Të mbyllim gjysmëstinor dhe pastaj do ti shikojmë analizat dhe padiskutim që duhet të freskojmë skuadrën, të marrim disa futbollist në ato pozita në të cilat mendoj që duhet të reagojmë dhe të vazhdojmë garën”, ka thënë Ardian Nuhiu. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close