Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli, por do të mbetet në Itali

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli.

Mirëpo Ismajli do të mbetet në Itali, pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Serie A, Torino, sipas “Sky Italia”.

Mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë i vetmi nga Empoli, që do të shkojë te Torino pasi që edhe lojtari tjetër, Tino Anjorin pritet të ndjekë rrugën e tij.

Ismajli ka arritur të bënte 31 paraqitje me Empolin këtë sezon, në Serie A dhe në Kupën Italiane, por nuk arriti të shmangte rënien për në Serie B.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close