Anglia në finale për herë të dytë rresht me ëndrrën “për ta kthyer futbollin në shtëpi”

Anglia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Holandës me një rezultat përfundimtar të ngushtë, 2:1.

Pavarësisht një fillimi të barabartë, ku pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1, falë golit të Harry Kane nga penalltia në minutën e 18-të dhe golit të parë nga Xavi Simons për Holandën në minutën e 7-të.

Por, anglezët e dominuan pjesën e dytë të ndeshjes.

Goli i dytë i epërsisë për anglezët u shënua nga Ollie Watkins në minutën e 90-të.

(E përditësuar) Holanda dhe Anglia e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale me barazim 1:1.

Harry Kane barazoi rezultatin ndaj Holandës duke shënuar nga penalltia për të barazuar rezultatin në 1:1.

Kane shënoi në minutën e 18-të.

Penalltia u vendos pas rishikimit të VAR-it për një ndërhyrje ndaj Kane nga Dumfries.

Supergolin e parë për Holandën nga distanca e shënoi Xavi Simons, në minutën e 7-të.

Holandë -Angli është ndeshja e dytë gjysmëfinaliste në këtë kampionat evropian.

Skuadra fituese do të ndeshet me Spanjën në finale, e cila mbahet më 14 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close