Prej ditës ku Xavi bëri të ditur vendimin se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, drejtuesit e klubit spanjoll kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij.

Disa emra kanë qarkulluar mes tyre Tuchel, Hansi Flick apo De Zerbi, ndërsa orët e fundit janë publikuar dhe dëshirat e drejtuesve. Konkretisht dy teknikë të tjerë spanjollë, si Luis Enrique dhe Mikel Arteta.
Të dy aktualisht janë nën kontratë tek Arsenali dhe PSG, por mediat spanjolle pohojnë se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet me ta. Gjasat më të mëdha janë për një rikthim të Enrique, një teknik që e njeh mjaft mirë klubin blaugran, pasi i ka drejtuar për 3 sezone. Gjatë qëndrimit në Barcelonë arriti të fitonte 9 trofe mes tyre dhe atë të Ligës së Kampionëve. Më pas u largua për të marrë drejtimin e kombëtares iberike, ku nuk pati sukses.
Në anën tjetër, Arteta është një trajner me më pak eksperiencë. Prej 2019 drejton Arsenalin në Angli ku ka fituar vetëm 2 trofe FA Cup dhe Community Shield. NË sezonin që lamë pas ishte pranë fitimit të titullit kampion, por rezultatet negative në javët e fundit e penalizuan. Kujtojmë se pak muaj më parë, ish mesfushori, njëkohësisht trajner i Barcelonës Xavi Hernandez deklaroi se do të largohet në fund të sezonit, si një vendim që e konsideroi më të drejtin për situatën që po kalon skuadra.

