Al-Sadd dëshiron që Barcelona të paguajë para për të liruar Xavin

Një numër i takimeve janë zhvilluar sot (e enjte), por asnjë zgjidhje ende nuk është gjetur, transmeton lajmi.net.

Qëndrimi i Al Sadd është që Barcelona të paguajë klauzolën e lirimit të Xavit për ta lejuar të rikthehet te katalunasit, që do kushtojë 5 milionë euro.

Takimi përfundimtar thuhet se do zhvillohet nesër dhe në rast që arrihet marrëveshja, nënkupton se Xavi do rikthehet në Barcelonë të shtunën.

Klubi katalunas planifikonte që Xavi të ishtë në krye për ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigos, por gjërat mund të ndryshojnë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close