Ajo që Sportmania e paralajmëroi mbrëmë, FC Shkupi e zyrtarizon sot: marrëveshje me Royal Business Council nga Emiratet!

Ashtu siç paralajmëruam mbrëmë në Sportmania, sot FC Shkupi ka zyrtarizuar një marrëveshje historike bashkëpunimi me Royal Business Council nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një hap që pritet të hapë një epokë të re për klubin dhe futbollin në Ballkan.

Në ceremoninë zyrtare u nënshkrua marrëveshja mes presidentit të “Royal Business Council”, Dr. Süleyman Tasci, dhe presidentit të FC Shkupit, Yasin Konyali, që sipas klubit do të jetë bazë për zhvillim shumëdimensional: sportiv, edukativ e diplomatik.

Ky nuk është vetëm një bashkëpunim sponsorial, por një vizion që synon ndërtimin e një platforme ndërkombëtare të talenteve të rinj nga Ballkani, me qendër FC Shkupin,” theksoi Dr. Tasci. Ai foli për krijimin e një rrjeti klubesh dhe akademish mes Shkupit, Dubait, Dohas e Riadit, duke përfshirë edhe shkëmbime kulturore përmes sportit.

Presidenti i klubit, Konyali, tha se kjo marrëveshje përkon me misionin për ta transformuar FC Shkupin në prag të 100-vjetorit të themelimit në vitin 2027: “Jemi duke ndërtuar ura mes Ballkanit dhe botës arabe. Kjo është një ditë historike.”

Partneriteti përfshin ndërtimin e një akademie moderne në Shkup, shkëmbime me universitete dhe akademi në Lindjen e Mesme, trajnime për stafin, dhe përgatitje për projekte të veçanta për jubileun e klubit.

Sportmania, si gjithmonë, i pari me lajmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close