UEFA ka vendosur një pezullim me 12 muaj për portierin e Ajaksit, Andre Onana për një shkelje të dopingut. E gjitha kjo ndodhi si huti e shkaktuar nga Onana, ku ai pa qëllim ka pirë një ilaç të gruas së tij, i cili më pas ka ndikuar që të dënohet për këtë gjë. Substanca është gjetur në urinën e tij pas një testi që ai ka pasur më 30 tetor. Të njejtën e kanë konfirmuar edhe nga skuadra e Ajaksit, të cilët kishin shpresuar që do të ishte një pezullim më i shkurtër për arsye se Onana nuk kishte qëllim forcimin e trupit ose përformancës së tij. Por gjithsesi ky vendim i UEFA-së mbetet në fuqi për momentin, ndërsa më vonë mund të ketë edhe ndonjë ulje eventuale të pezullimit.


