Lojtari më i dekoruar në histori të futbollit mbetet pa skuadër

Dani Alves ka refuzuar të kthehet në Sao Paulo pasi ka shkuar në detyrë ndërkombëtare me Brazilin.

Alves po kërkon që klubi t’i paguajë 1.8 milion euro në pagesat e vonuara të pagave ndërkohë Sao Paulo ka njoftuar se Alves nuk do të luajë më për klubin.

38-vjeçari njihet si lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, pasi ka plot 43 trofe të fituar në karrierën e tij me klub dhe kombëtare.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i brazilianit. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close