Qendërmbrojtësi është një fitues i lindur, pasi numëron një shifër të madhe të trofeve të fituara për klubin dhe kombëtaren.

28-vjeçari ka fituar 19 trofe në total në karrierën e tij seniore për klub dhe kombëtare.
Në aventurën e tij me Real Madrid ai fitoi plot 18 sosh, duke veçuar katër Liga të Kampionëve dhe 3 La Liga.
Me kombëtaren franceze ai arriti të shpallej kampion bote në vitin 2016, kur kombëtarja e Francës triumfoi në finale ndaj Kroacisë.
Nga 19 titujt e fituar të Varanes në total, ai ka një mesatare të një trofeu të fituar çdo 24 ndeshje, që është vërtet impresive.
Varane tani do të vazhdoj aventurën e tij tek klubi i Manchester United, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mbetet të shihet nëse do të vazhdoj këtë trend francezi, pasi klubit anglez i kanë munguar trofetë madhor viteve të fundit. /Lajmi.net
28 years old & 19 trophies.
Raphaël Varane has lifted a trophy once every 24.3 games on average in his senior career for club & country.
Man Utd have signed the definition of a winner.
pic.twitter.com/QAZWVDpcOp
— William Hill (@WilliamHill) August 14, 2021

