Sipas ‘Football Insider’, drejtuesit e Fenerbahces janë në bisedime me ata të West Hamit në lidhje me një transferim të mundshëm të Yarmolenkos.

Klubi turk po synon ta mbyll marrëveshjen me transferimin e sulmuesit për rreth dy milionë euro.
Ukrainasi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në “Euro 2020”, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave për të.
31-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e West Hamit në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe pesë asistime. /Lajmi.net/

