Lulic përmes llogarisë së tij në Instagram ka bërë të ditur largimin nga “Biancocelesti” pas plotë 10 vitesh qëndrim në Romë.

Ai ka falënderuar fitozët dhe klubin për kujtimet dhe për 10 vite speciale në një mesazh të gjatë në profilin e tij.
“Të dashur “Biancocelestë”, ka ardhur momenti që t’ju përshëndes dhe t’ju them lamtumirë pas 10 viteve të mrekullueshme dhe 371 ndeshjeve të përjetuara me shqiponjën në gjoks me vete”, tha ai.
“Pas shumë sukeseve dhe kujtime të mrekullueshme, do ta lë Lazion sepse nuk kam pasur mundësinë që të vazhdoj të luftoj bashkë me ju”, shtoi ai.
“Jo të gjitha ëndrrat janë pa fund dhe jo të gjitha ëndrrat varen nga dëshirat tona. Shpresa dhe vullneti, ndonjëherë nuk mjaftojnë të vetme. Do të lë shumë miq dhe persona që kam njohur në dekadën e fundit”, tha Lulic.
“Falënderoj klubin, pesidentin Lotito për mundësinë që ma ka dhënë: të vesh këtë fanellë të veçantë për 10 vite. Një falënderim të veçantë për tifozët e Lazios, dijeni që do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time. Do zgjohem në të ardhmen çdo ditë me përjetimet që kemi pasur bashkë. I juaji Senad”, përfundoi Senad Lulic.
View this post on Instagram

