Legjenda e futbollit anglez vdes nga koronavirusi

Legjenda e Anglisë dhe skuadrës së Lids Junajtedit, Norman Hunter ka ndërruar jetë, duke humbur betejën me koronavirusin.

Lajmi për vdekjen e legjendes së klubit ku tashmë luan reprezentuesi jonë Ezgjan Alioski e ka konfirmuar vet klubi i Lids Junajtedit në faqen zyrtare. Hunter u pranua në spital në fillim të këtij muaji, ndërsa nuk arriti ti bëjë ballë më shumë kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

76 vjeçari ka luajtur për 15 vite me Lids Junajtedin, duke zhvilluar 726 ndeshje, përderisa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Anglisë e cila kishte fituar Kampionatin Botëror në vitin 1966.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close