Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka paralajmruar se të enjten do të bëhet hedhja e shortit për mësimin e dysheve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Mbrojtësit e trofeut të Kupës, Akademia Pandev, Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Bregallnica janë skuadrat që u kualifikuan për në gjysmëfinale, ndërsa nesër pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre që do ti kenë në fazën finale të edicionit të sivjetshëm të Kupës.

Hedhja e shortit për dyshet gjysmëfinale do të bëhet nesër në hapësirat e FFM-së, nga ora 12:00./Sportmania.al

