Maqedonia mëson orarin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve

Pas hedhjes së shortit mbrëmë në Amsterdam ku Maqedonia mësoi edhe kundërshtarët për ciklin e ri të Ligës së Kombeve, janë përcaktuar edhe datat dhe koha e zhvillimit të ndeshjeve.

Përfaqësuesja e vendit do ta nis me 5 shtator ciklin e ri me ndeshjen ndaj Armenisë në Shkup, ndërsa tre ditë më vonë ndeshjen e dytë do ta luajë në transfertë me Gjeorgjinë. Me 8 dhe 11 tetor do ti luaj dy ndeshjet e radhës me Estoninë dhe Gjeorgjinë, përderisa fazën e grupeve e mbyll me 13 dhe 16 nëntor në takimet me Estoninë dhe Armeninë në transfertë.

Falë triumfit në grup të Ligës D në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, Maqedonia tashmë do të garojë në Ligën C. Nëse arrihet vendi i parë edhe në këtë grup të Ligës C, atëherë përfaqësuesen e vendit e pret promovimi në Ligën B.

Liga e Kombeve gjithashtu do të ofrojë mundësinë shtesë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror për dy përfaqësueset më të mira të ranguara që kanë dalë fituese në grupet e tyre, të cilat nuk kanë arritur kualifikim direkt përmes eliminatoreve./Sportmania.al

Orari i ndeshjeve:

5 shtator, 2020 | 15.00 – Maqedoni – Armeni

8 shtator, 2020 | 18.00 – Gjeorgji –  Maqedoni

8 tetor, 2020   | 20:45 – Estoni – Maqedoni

11 tetor, 2020 | 18:00 – Maqedoni – Gjeorgji

13 nëntor, 2020 | 20:45 – Maqedoni – Estoni

16 nëntor, 2020 | 18:00 – Armeni – Maqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close