Alexander Ceferin dhe Andrea Agnelli kishin përgatitur një deklaratë para se të themelohej Superliga. Agnelli dhe Ceferin kishin përgatitur një deklaratë disa orë përpara se të bëhej publik lajmi se Superliga Evropiane do të formohet.

Sipas “Corriere della Sera”, Ceferin ishte në kontakt me Agnellin para se të bëhej lajmi publik dhe kishte kërkuar nga ai që të publikonin një deklaratë të përbashkët ku përgënjeshtrohej formimi i një Superlige.
Sipas artikullit thuhet se ai u përpoq të telefononte Agnellin, por që presidenti i Juventusit fillimisht nuk e mori telefonin.
Ceferin është Kumbari i njërës prej vajzave të Agnellit dhe vendosi të kontaktojë gruan e Agnellit për të pyetur nëse ajo mund ta bëjë presidentin “Bianconer” ta thërrasë atë përsëri.
Sigurisht që Agnelli nuk i ktheu përgjigje menjëherë, por se italiani e kishte siguruar atë se gjithçka është mirë dhe se do të duhej edhe pak kohë që të përmirësohet deklarata.
Më pas, pas disa orësh, u bë publik lajmi për krijimi i Superligës dhe Ceferin shpërtheu ndaj Agnellit.

