James bën ligjin, përkundër moshës së tij

LeBron James vazhdon akoma të jetë ‘fytyra’ e NBA. Edhe pse në mesin e lojtarëve më të vjetër në ligë, James po vazhdon të dominojë këtë garë (NBA).
‘Mbreti’, me fanellën e Lakers arriti që të udhëhiqte skuadrën e tij drejt pozitës së parë në Konferencën Perëndimore këtë sezon (deri në suspendimin për shkak të Covid19), por ishte edhe në garë për çmimin MVP.
Por, kjo nuk duket të jetë shumë normale, ndoshta edhe për shkak të moshës që ka LBJ.
Nga 442 lojtarë aktivë në NBA, 430 janë në moshë më të re sesa LeBron James.
Kjo ndryshe do të përkthehej edhe si 97.2 për qind, pra, James është më i vjetër se 97.2 për qind e ligës.
Përkundër këtyre numrave, James vazhdon të dominojë parketet e NBA. Këtë sezon ai ka regjistruar 25.7 pikë, 7.9 kërcime dhe 10.6 asistime për ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close