Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se janë lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, takim ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve, ndeshje e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2020.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 26 mars në arenën “Todor Proeski” në Shkup përballet me Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Biletat për ndeshjen në fjalë janë nxjerë në shitje prej 03.03.2020 përmes rrjetit shitës MkTickets dhe në këto lokacione të zgjedhura:
– Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)
– T.A. Globus – Ohër
– T.A. Bran – Prilep
– Kafe Bar “Koncept” – Strumicë
– Simbol Kafe – Shtip
– Literatura – Manastir
– Kiosk Korzo – Negotinë
– Uni Son – Veles
– Tobako Leni – Gjevgjeli
– Libero Travel – Koçani
Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.
Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë).
Çdo bilet do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).
Gjithashtu nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar të gjithë të interesesuarit që të mos blejnë bileta në të ashtuquajtrin “treg i zi” me të dhëna personale të personave tjerë. /SHENJA/

