Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, duket se po i respekton në mënyrë të rregullt instruksionet për mbrojtjen nga COVID-19. Pas fitores 4-0 të Egjiptit ndaj Comoros, Salahi u ndesh me tifozët të cilët u futën në fushë.

Të gjithë dëshironin që të afroheshin tek idolli i tyre, madje njëri prej ta dëshiroi edhe ta puthte lojtarin.
Megjithatë, ky i fundit nuk dëshironte një gjë të tillë dhe po largonte vazhdimisht atë.
Salah pranoi që të bëjë një foto me ta, por pasi tifozët mbajnë distancën e rregullt.



